Saturday, 26 January 2013

                  

                    FITNES PER FYTYREN +


        Ne kerkim te nje profesion te ri, me prespektive hapjen e nje biznesi, u perqendrova tek Face Yoga apo fitnesi i fytyres - ushtrime per te tonifikuar dhe terhequr (lift) muskujt e fytyres, gje qe con ne zvogelimin e rrudhave ekzistente dhe parandalimin e atyre te mevonshme.
        Ne ato programe qe kontrollova duhej te shtyje me gishta vetullat lart, gje qe mu duk se krijonte me shume rrudha tek balli; ose duhej te terhiqje me gishta kapaket e syve. Duke qene se kam mbaruar nje program per formulimin e produkteve kozmetike naturale (bio/organike) per fytyren, e di shume mire se lekura tek kapaket dhe poshte syve eshte shume delikate. Muskujt aty jane shume te brishte dhe ne as nje menyre nuk duhet terhequr me gishta, sepse e ben lekuren te varet me shume.

        Ndihmuar nga studimet e meparshme te Anatomise te te gjithe muskujve ne pergjithesi, dhe bazuar ne studimin me te detajuar te muskujve te fytyres, kam krijuar programin "FITNES PER FYTYREN +" (copyrighted)
Ne rradhe te pare eshte procesi biologjik i jetes njerezore ne pergjithesi qe ndikon. Por po te krahasosh trupin e nje dikujt qe ben palester rregullisht me dike qe nuk ben palester dhe I ka muskujt e plogesht, dihet qe ka shume diference. Dhe diferencen ketu e bejne muskujt. 

        E njejta gje ndodh dhe me fytyren. 
Muskujt e fytyres jane baza e cila mban lekuren te lidhur. Kur muskujt jane te plogesht, ata leshohen, keshtu qe tiparet dhe lekura duken si te varura. Por, nqs muskujt ushtrohen, ata tonifikohen dhe marrin forme. Atehere tiparet duken me te formuara dhe terhiqen lart duke mbajtur nje figure te re per nje kohe me te gjate.

      "FITNES PER FYTYREN +" perbehet nga mbi 20 ushtrime per cdo pjese te fytyres dhe qafes. I perbere nga disa etapa, hapi i pare eshte forcimi dhe terheqja e muskujve te ballit. Kjo ndihmon dhe dy vijat midis vetullave.
Etapat e tjera vazhdojne me terheqjen e vetullave, terheqjen e bishtit te syrit dhe te komplet pjeses poshte syrit (qeseve te syve); tonifikimin e komplet muskujve anash faqes - tek temthat, gje qe e ben fytyren te duket me e ngushte; vazhdon me ushtrime per rreth buzeve. Me kryesorja  per femren, ushtrime per tendosjen e muskujve te qafes dhe poshte mjekrres.

       Ne blogun e mevonshem do te postoj hapin e pare te aplikimit te "FITNESI PER FYTYREN +" si i ndihen muskujt e fytyres mbas 2 jave ushtrimi.

Gjithashtu- per efektet negative te kimikateve, cfare duhet te shmangni nga perdorimi, dhe pse eshte e rendesishme te zgjidhni produktet natyrale.
Na ndiqni!

Wednesday, 16 January 2013

Mundesi Biznesi


Te krijosh biznesin tend, eshte arritje. 
Te arrish te vecanten, je i fituar!


            Ne qofte se ti punon per biznesin tend, atehere ai do te punoje per ty. E vertete? Patjeter!
Nuk ke ide? Nuk di ku ta nisesh? 
Ju kam premtuar "te vecanten", ndaj e kam krijuar kete blog.

Lexo idete e listuara me poshte:

  1. Produkte kozmetike naturale per fytyren
  2. Produkte naturale per trupin
  3. Linje make-up-i natural - mineral
  4. Produkte naturale aromatike per shtepi
  5. Linje te sapunave dhe shampo per trupin - naturale 
  6. Profesion: qerpike ekstenshen
  7. Profesion: vetulla ekstenshen

Jane mjaftueshem te vecanta?? Besoj se po, sidomos me tendencen e re te kerkesave per produkte naturale / organike / bio. Mbas muajsh e muajsh ......e muajsh....studimi dhe kursesh ne vende te ndryshme, jam gati te ndaj dhe postoj ketu, ne kete faqe, menyren se si te arrini te ktheni nje nga idete e mesiperme - ne biznesin ose profesionin tuaj. 
Do te postoj te pakten 1-2 here ne jave ne menyre shume te detajuar, shoqeruar dhe me foto produktet e perfunduara si dhe fazat e krijimit te tyre, etj.



Jeni te mirepritur te lini komentet, pyetjet, sugjerimet tuaja.